Kim Jong-un: Do të zhvillojmë me “shpejtësi maksimale” forcat bërthamore të vendit

Kim Jong-un: Do të zhvillojmë me “shpejtësi maksimale” forcat bërthamore të vendit

Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka deklaruar se do të zhvillojë me “shpejtësi maksimale” forcat bërthamore të vendit të tij. Sipas një lajmi të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), si pjesë e festimeve të 90-vjetorit të krijimit të ushtrisë së Koresë së Veriut,

Sipas transmetimit të Anadolu Agency (AA), udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka deklaruar se do të zhvillojë me “shpejtësi maksimale” forcat bërthamore të vendit të tij.

Sipas një lajmi të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), si pjesë e festimeve të 90-vjetorit të krijimit të ushtrisë së Koresë së Veriut, Kim ka ndjekur paradën ushtarake të mbajtur në qendrën e kryeqytetit Phenian

Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë ku u ekspozuan raketat balistike ndërkontinentale, ka thënë se vendi i tij do të zhvillojë forcat bërthamore me “shpejtësi maksimale”.

Gjithashtu, Kim theksoi se misioni kryesor i forcave bërthamore është parandalimi. “Megjithatë, nëse lind një situatë e padëshirueshme në territorin tonë, forcat tona bërthamore nuk mund të kufizohen në një detyrë të vetme. Nëse ndonjë fuqi përpiqet të ndërhyjë në interesat tona themelore, forcat bërthamore nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të përmbushin detyrën e tyre të dytë”, u shpreh lideri verikorean.

Sipas KCNA-së, në paradë u prezantua raketa balistike ndërkontinentale Hwasong-17 e cila është më e madhja e Koresë së Veriut.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar