Ismail Kadare i dërgoi një letër urimi Ramush Haradinajt në të cilën shpreh mbështetjen për kandidaturën e tij. Kadare shkruan se lajmi që Haradinaj është i nominuari i opozitës për kryeministër është një lajm i gëzuar për të. “Fort i dashur Ramush Haradinaj, Sapo morëm vesh lajmin e mrekullueshëm, lajmin e gëzuar e plotë shpresë
Ismail Kadare i dërgoi një letër urimi Ramush Haradinajt në të cilën shpreh mbështetjen për kandidaturën e tij. Kadare shkruan se lajmi që Haradinaj është i nominuari i opozitës për kryeministër është një lajm i gëzuar për të.
“Fort i dashur Ramush Haradinaj,
Sapo morëm vesh lajmin e mrekullueshëm, lajmin e gëzuar e plotë shpresë të emërimit tuaj. Urimet më të mira për ju, për Kosovën, për kombin shqiptar,
Helena dhe Ismail Kadare”, shkruhet në letër.
Kjo nuk është hera e parë që Kadare shpreh përkrahjen e tij për Haradinajn dhe partinë e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *