Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shprehur shqetësimin e saj për migrimin e qytetarëve kosovarë drejt perëndimit, çështje e cila ka qënë më intensive ditëve të fundit. “Më lejoni që prej këtu sot të shpreh brengën time të thellë, po aq sa edhe brengën e secilit qytetar të Kosovës, për largimin e të rinjve tanë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka shprehur shqetësimin e saj për migrimin e qytetarëve kosovarë drejt perëndimit, çështje e cila ka qënë më intensive ditëve të fundit.
“Më lejoni që prej këtu sot të shpreh brengën time të thellë, po aq sa edhe brengën e secilit qytetar të Kosovës, për largimin e të rinjve tanë nga vendi drejt një të ardhmeje jo fort të qartë. Shpreh brengën time të thellë me ato pamje të të rinjve tanë të vendosur në kampe refugjatësh, pa asnjë shpresë për të fituar një perspektivë të re”, tha Jahjaga me rastin e Ditës së Drejtësisë.
Presidentja tha se rruga e ikjes ka përfunduar për njerëzit e përvuajtur të Kosovës, që këtu e 15 vjet më parë qenë dëbuar me dhunë. “E kuptoj drejt vështirësinë e jetës dhe dëshpërimin e secilit prej atyre që ka marrë këtë rrugë, por rruga e frikës, ikjes dhe dëbimeve nuk përsëritet më.
Kosova nuk është më vatër e krizës, por një shtet i pranuar ndërkombëtarisht, që respekton normat, ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Kosova është shtet që po kërkon mënyra për t’u zhvilluar dhe përparuar, për të hapur vende të reja pune, që do të pamundësojnë kërkimin e një jete të re, përtej kufijve tanë”, ka deklaruar Jahjaga.
Sipas presidentes së Kosovës, guximi për të ndryshuar dhe përparuar të sotmen do të përshpejtojë rrugën e integrimeve evropiane.
Jahjaga ka theksuar se tre vjet më parë Kosova fitoi një ndër betejat më të rëndësishme në fushën e së drejtës ndërkombëtare si verdikt shpalljes së pavarësisë, shtet ndërtimit, dhe integritetit territorial të vendit, duke dëshmuar se vullneti dhe vlerat mbi të cilat ësëhtë formuar shteti i Kosovës, jane të drejta.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *