Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ish-gjenerali Bajram Begaj do të nisë detyrën e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Ilir Meta më 24 korrik. Para votimit, Begaj tha
Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ish-gjenerali Bajram Begaj do të nisë detyrën e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual Ilir Meta më 24 korrik.
Para votimit, Begaj tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”.
“Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj.
Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në qytetin e Rrogozhinës. Ai ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa në korrik 2020 është zgjedhur në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *