Incident i rëndë në Astir, banorët godasin punëtorin e IKMT-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Astir me banorët e kësaj zone ku një prej punonjësve të IKMT-së gjatë kryerjes së detyrës është goditur me mjete të forta nga banorët duke i shkaktuar dëmtime të forta në kokë dhe në duar. Punonjësi i cili ka mbetur i dëmtuar është Arben Bitri 50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Astir me banorët e kësaj zone ku një prej punonjësve të IKMT-së gjatë kryerjes së detyrës është goditur me mjete të forta nga banorët duke i shkaktuar dëmtime të forta në kokë dhe në duar.
Punonjësi i cili ka mbetur i dëmtuar është Arben Bitri 50 vjeç i cili është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur.
Punonjësi i IKMT-së, ishte duke kryer detyrën, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zonë se janë pengesë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.
IKMT ka reaguar për rastin duke thënë se e “denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve”.
Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, “pavarësisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe të paligjshme’, thuhet më tej.

L.S

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar