Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri

Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në KUB, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve ekstrakurikulare, zhvilloi leksionin e hapur me temë: “Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri”. E ftuar për të referuar ishte znj. Erilda Duzha Krasi, bashkëthemeluese e “1001 Albanian Adventures”. Gjatë leksionit studentët u njohën me fazat në të

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në KUB, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve ekstrakurikulare, zhvilloi leksionin e hapur me temë: “Implikimet e Qëndrueshmërisë dhe Sfidat e Biznesit të Qëndrueshëm në Shqipëri”. E ftuar për të referuar ishte znj. Erilda Duzha Krasi, bashkëthemeluese e “1001 Albanian Adventures”.

Gjatë leksionit studentët u njohën me fazat në të cilat kalon konceptimi dhe formësimi i një biznesi dhe u theksua roli dhe rëndësia e sipërmarrjes si një motorr lëvizës i ekonomisë së një vendi.

Në vijim u parashtrua një mënyrë e të mënduarit dhe të vepruarit në mënyrë të qëndrueshme si e vetmja mënyrë që nxit inovacionin, rrit kreativitetin dhe siguron qëndrueshmëri dhe avantazh konkurues në afatgjatë.

Gjatë leksionit, znj. Erilda Duzha Krasi theksoi se nisur nga zhvillimet e fundit në botë, sic janë ndryshimet klimatike, shterimi në masë i burimeve natyrore, degradimi i mjedisit apo theksimi i diferencave sociale, vitalizimi dhe zhvillimi i këtij dimensioni merr rëndësi tepër të vecant si e vetmja zgjidhje në grup.

Studentët u njohën dhe me grantet dhe programet mbështetëse për të projektuar dhe nisur një biznes, me mënyrat e aplikimit, implementimit dhe vazhdimit të aktivitetit edhe mbas prejektit. Në përfundim u vendos të organizohet një vizitë studimore në terren për të parë nga afër detaje dhe aspekteve specifike.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar