FAO: Rritja e çmimeve ne botë arrin nivelin më të lartë në 10 vjet

FAO: Rritja e çmimeve ne botë arrin nivelin më të lartë në 10 vjet

Çmimet e ushqimeve jane rritur në botë duke arritur nivelin më të lartë që nga korriku i vitit 2011, njoftoi të hënën Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s, i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të një shporte mallrash ushqimore, rezultoi mesatarisht 133.2

Çmimet e ushqimeve jane rritur në botë duke arritur nivelin më të lartë që nga korriku i vitit 2011, njoftoi të hënën Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s, i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të një shporte mallrash ushqimore, rezultoi mesatarisht 133.2 pikë në tetor, 3 për qind më shumë se shtatori, duke u rritur për të tretin muaj radhazi.

Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO-s në tetor u rrit me 3.2 për qind nga muaji i kaluar, me çmimet botërore të grurit që u rritën me 5 për qind në mes të shtrëngimit të disponueshmërisë globale për shkak të reduktimit të të korrave në eksportuesit kryesorë, duke përfshirë Kanadanë, Federatën Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve,” njoftoi krye ekonomisti i FAO-s, Abdolreza Abbassian në një deklaratë.

Çmimet e vajit të palmës u rritën për të katërtin muaj radhazi në tetor, të mbështetur kryesisht nga shqetësimet e vazhdueshme për prodhimin e ulët në Malajzi për shkak të mungesës së vazhdueshme të fuqisë punëtore emigrante.

Indeksi i çmimeve të mishit ra 0.7 për qind nga vlera e tij e rishikuar në shtator, duke shënuar rënien e tretë mujore. Kuotimet ndërkombëtare për mishin e derrit dhe gjedhit ranë mes blerjeve të reduktuara nga Kina dhe një rënie të mprehtë të kuotimeve për furnizimet nga Brazili i kësaj të fundit. Ndërsa, çmimet e mishit të shpendëve dhe deleve u rritën, të nxitura nga kërkesa e lartë globale dhe perspektiva e ulët e zgjerimit të prodhimit.

Çmimi i qumështit u rrit me 2.6 pikë nga shtatori, i ndikuar nga kërkesa globale përgjithësisht më e fortë për importe për gjalpë, qumësht pluhur i skremuar dhe qumësht pluhur i plotë, mes përpjekjeve të blerësve për të siguruar furnizime për të ndërtuar stoqe.

Pas një rishikimi në rritje këtë muaj në tregtinë globale më të fortë se sa ishte parashikuar më parë për grurin dhe orizin, tregtia botërore e drithërave tani parashikohet të zgjerohet dhe të arrijë një rekord të ri në 2021/22 në 478 milion ton, 0.3 për qind më shumë nga viti 2020 /21.

Elda Ndreu

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar