Evertoni ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Barcelonës, Zherard Deulofeu, në formë huazimi njëvjeçar. Sulmuesi 19-vjeçar në sezonin e fundit me Barceona B-në ka shkëlqyer duke shënuar 18 gola në 33 paraqitje. Ai njëkohesisht është pjesë e Spanjës U-21 ku në shtatë ndeshje ka shënuar 3 gola. “Zherard është një diamant i vërtetë i futbollit
Evertoni ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Barcelonës, Zherard Deulofeu, në formë huazimi njëvjeçar.
Sulmuesi 19-vjeçar në sezonin e fundit me Barceona B-në ka shkëlqyer duke shënuar 18 gola në 33 paraqitje. Ai njëkohesisht është pjesë e Spanjës U-21 ku në shtatë ndeshje ka shënuar 3 gola.
“Zherard është një diamant i vërtetë i futbollit spanjoll dhe një djalosh me talent të jashtëzakonshëm. Jam i ngazëllyer që ai ka zgjedhur të bëjë hapin e ardhshëm të karrierës së tij me Evertoin”, ka thënë trajneri i klubit, Robert Martinez.
Deulofeu është cilësuar si Mesi i ri i Barçës, përshkak të cilësive të ngjashme që ka me “Mehsin”.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *