Departamenti i Drejtësisë në KUB zhvilloi Konferencën e VI-të Studentore

Departamenti i Drejtësisë në KUB zhvilloi Konferencën e VI-të Studentore

Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Students Association” dhe ELSA Albania zhvilluan konferencën e VI-të studentore me temë: “Shqipëria nën Ndërveprimin e Ligjit, Shoqërisë dhe Politikës”. Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga rektori Prof. Asoc. Rrahim Ombashi nga përgjegjësi i departamentit të Drejtësisë Dr. Gentjan Skara,

Departamenti i Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Students Association” dhe ELSA Albania zhvilluan konferencën e VI-të studentore me temë: “Shqipëria nën Ndërveprimin e Ligjit, Shoqërisë dhe Politikës”.

Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga rektori Prof. Asoc. Rrahim Ombashi nga përgjegjësi i departamentit të Drejtësisë Dr. Gentjan Skara, znj. Teisa Kurti, presidente e ELSA Albania dhe nga z. Harris Meçolli, President i klubit studentor “Beder Law Students Association”

Folësi kryesor, z. Ergys Qirici, Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi të tillë shkencor në rang studentor. Sipas tij, raportet korrekte ndërmjet ligjit, shoqërisë dhe politikës kanë një rëndësi vendimtare për mirëfunksionimin e një vendi. Më tej, z. Qirici u ndal në rendësinë e Ndihmës Judike falas dhe rëndësinë qe ka kjo drejtori.

Me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve, Konferenca u zhvillua në 5 sesione dhe morrën pjesë rreth 30 studentë, të cilët paraqitën punimet e tyre në tema të ndryshme aktuale, të cilat përbëjnë sot thelbin e debatit në drejtësinë shqiptare.

Një sesion i vecantë në konferencë iu kushtua Ndihmës Juridike falas. Punimi më i mirë i këtij paneli u vlerësua studenti Lorenc Shahini me temën “Sigurimi i aksesit në drejtësi për personat me aftësi të kufizuar”.

Një komisioni I përbërë nga anëtarë të stafit akademik vlerësoi tre punimet më të mira.

  1. Esmeralda Dema, me temën ‘Këndvështrimi mbi Rivlerësimin e Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve në procesin e vetingut” ishte fituese e çmimit të parë.
  2. Armand Braho, me temën “Kriminaliteti dhe Veprat Penale me Paramendim në Republikën e Shqipërisë’’ u vlerësua me çmimin e dytë.
  3. Fituesja e çmimit të tretë ishte studentja Blerta Boci, me temën: “Dhuna në institucionet e vuajtjes së dënimit”.

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar