Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit ende pezull/ Banori: Disa marrin lekë, të tjerë jo, na ndajnë politikisht

Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit ende pezull/ Banori: Disa marrin lekë, të tjerë jo, na ndajnë politikisht

Edhe pse zgjedhjet vendore 2023 përfunduan mesa duket plagët e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 janë ende të hapura. Shtepi të rënuara dhe banorë të dëshpëruar sheh në qytetin e Durrësit pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e merituar nga shteti. Problem tjetër mbeten banesat private dhe pallatet me dëme të nivelit mesatar

Edhe pse zgjedhjet vendore 2023 përfunduan mesa duket plagët e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 janë ende të hapura.

Shtepi të rënuara dhe banorë të dëshpëruar sheh në qytetin e Durrësit pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e merituar nga shteti.

Problem tjetër mbeten banesat private dhe pallatet me dëme të nivelit mesatar për të cilat bashkia e Durrësit i ka kërkuar akt-ekspertizë të thelluar Institutit të Ndërtimit.

Mësohet se janë gjithsej 1050 ndërtesa (790 banesa individuale dhe 260 pallate) për të cilat është kërkuar akt-ekspertizë, ndërkohë që Instituti ka kthyer përgjigje për rreth 10% të numrit total.

E. M banor i lagjes numër 17, Durrës ende nuk ka marrë shpërblimin nga Bashkia për dëmet nga ky fenomen natyror që tronditi vendin.

Sipas tij edhe pse grupi i vlerësimeve ka shkuar në terren dhe ka verifikuar dëmet e shkaktuara duke e cilësuar shtëpinë si një banesë me dëme të mëdha.

Cila ishte gjendja juaj para 4 vitesh nga tërmetit i ndodhur në vitin 2019?

Gjendja e shtëpisë dhe familjes sonë nuk ka qenë e mirë që prej tërmetit të ndodhur në vitin 2019.

Familja ishte e tmerruar dhe në shtëpi nuk futeshim pasi nuk e dinim nëse dëmet e shkakuara ishin madhore apo jo. Dhe çdo ditë kemi pritur për një grup vlerësimi.

A keni marrë ndonjë ndihmë nga shteti ose organizata të tjera gjatë kësaj kohe për të mbijetuar në këte situatë?

Gjatë kësaj periudhe ne nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti përvec se ditëve të para ku erdhën disa nënpunës nga bashkia për të na dhënë disa ushqime. Po na kanë ndihmuar dhe organizata, të cilat i kishin mbledhur ushqimet nëpër qytete të ndryshme për të na i dhënë ne dhe u jam mirënjohës.

A keni aplikuar për dëmshpërblim nga shteti për dëmet që keni pasur?

Ne pas tërmetit, e vonuam pak aplikimin, ata e panë dëmtimin, por nuk u interesuan më. Disa i kanë marrë lekët e disa jo, shpresojmë të na japin paratë. Kemi qenë disa here edhe deri te perfekti, edhe sot ishim në Bashki, nuk na japin kompensimin e dëmtimit nga tërmeti. Ajo ndërtesë është kolektive, dhe erdhën ekspertët, i njëjti mur na ndanë, ai matanë murit ka marrë leke, unë jo.

Cilat janë shkaqet ose arsyet që ende nuk keni marrë dëmshpërblim nga shteti për dëmet nga tërmeti?

Grupet e caktuara kanë nisën verifikimet dhe vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Ky proces nuk është kryer sipas asaj që ka ndodhur në terren por sipas dëshirave e grupeve të verifikimit.

Shumë abuzime janë bërë lidhur me vlerësimin dhe përcaktimin e vlerës së dëmshpërblimit ku janë vlerësuar ata persona të cilët kanë deklaruar shtëpitë e vjetra të braktisur para tërmetit.

Për të përfituar shuma parash shumë banorë kanë shembur shtëpitë vetëm për tu futur në listën e vlerësimeve, ndërsa në ato banesa të cilat kanë dëmtime reale ku banojnë ende njerëz nuk janë bërë vlerësime.

Cili ishte procesi i aplikimit dhe a ishte i lehtë ose i vështire për t’u kryer?

Ne pas tërmetit, e vonuam pak aplikimin. Po dhe I lehtë nuk ishte pasi ne pyetsori  nuk ishte I kuptueshëm për një nivel si ne duhet t’ia jepje dikujt me shkollë që ta plotësoje. Unë ja dhashë vajzës time që vazhdon për drejtësi.

A keni bëre ndonjë tentativë me organet përkatëse për te kuptuar arsyet e vonesës në pagesën e dëmshpërblimit?

Kemi shkuar disa herë në Bashkinë e Durrësit, kemi pyetur nëse do e marrim ose jo shpërblimin pasi shtëpia u vlerësua s e dëmtuar. Ende asnjë përgjigje na drejtojnë në disa persona shko këtu shko atje dhe asgjë nuk bëhet. Tani që ishte dhe fushata na lajmëruan që do vinin në shtëpi sa fituan zgjedhjet nuk u ngjall më askush.

A po hasni vëshirësi në përditshmërinë tuaj ?

Normalisht që po hasim vështirësi pasi unë kam 3 fëmijë dhe tani po jetoj në shtëpinëe vëllait. Të gjithë fëmijët janë nëpër shkolla. Të ndërtoj një shtëpi për ta apo t’ju jap shkollën. Çmimet janë rritur, jetesa është bërë e vështirë.

Çfarë sugjerimesh keni për qeverinë për të përmirësuar procesin e dëmshpërblimit nga tërmeti ose thirrja juaj për organet përkatëse?

Sugjerimet e mia thjesht janë për u bërë vlerësimi I duhur dhe të marr shumën monetare pasi të gjitha procedurat janë kryer. Vlerësimi i dëmeve të bëhet realisht dhe të marrë shpërblim ai që e meriton dhe jo të ndahet në mënyrë e bindje partiake.

Denisa Kovaçi

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar