Danimarka bëhët vendi i parë në Europë që heq kufizimet e Covid-19

Danimarka bëhët vendi i parë në Europë që heq kufizimet e Covid-19

Danimaka do të heqë të gjithë kufizimet kundër Covid-19 këtë javë teksa virusi nuk është më “një sëmundje kritike sociale.” Javët e fundit në Kopenhagen pati më shumë se 50,000 raste ditore me Covid, ndërsa numri i hospitalizimeve pati rënie. Pavarësisht rritjes së infektimeve me variantin Omicron, numri i lartë i të vaksinuarve ka parandaluar

Danimaka do të heqë të gjithë kufizimet kundër Covid-19 këtë javë teksa virusi nuk është më “një sëmundje kritike sociale.”

Javët e fundit në Kopenhagen pati më shumë se 50,000 raste ditore me Covid, ndërsa numri i hospitalizimeve pati rënie.

Pavarësisht rritjes së infektimeve me variantin Omicron, numri i lartë i të vaksinuarve ka parandaluar një tendosje të madhe në sistemin shëndetësor.

Më shumë se 80% e popullatës është e vaksinuar dhe më shumë se 60% ka marrë dozën shtesë.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në një intervistë tha se kjo nuk ishte lamtumira e fundit ndaj kufizimeve sepse nuk e dimë nëse do të shfaqet një variant tjetër.

 

Burimi: Euronews.com

Përshtati: Alesia Doçi

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar