“Bedër” lançon projektin: “Merit Based Scholarship”

“Bedër” lançon projektin: “Merit Based Scholarship”

Kolegji Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Komuniteteve Muslimane lançoi  projektin: “Merit Based Scholarship”. Në kuadër të projektit 50 studentë të vitit të parë të programeve bachelor u përzgjodhën fitues të bursës. Bursa konsiston në mbulimin e tarifës së studimit dhe në mbështetje financiare për mbulimin e akomodimit dhe transportit përgjatë viteve të

Kolegji Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Komuniteteve Muslimane lançoi  projektin: “Merit Based Scholarship”. Në kuadër të projektit 50 studentë të vitit të parë të programeve bachelor u përzgjodhën fitues të bursës.

Bursa konsiston në mbulimin e tarifës së studimit dhe në mbështetje financiare për mbulimin e akomodimit dhe transportit përgjatë viteve të studimit. Gjatë lançimit ishin të pranishëm dhe përgëzuan studentët Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Rahim Ombashi, Kryetari i Bordit të Administrimit, Dr. Skënder Bruçaj, Dekani i Studentëve, z. Surja Shehi, si dhe anëtarë të stafit akademik.

Bursa “Merit Based Scholarship” është e vlefshme për të gjithë ciklin e studimeve bachelor. Në bazë të kohëzgjatjes së projektit, do të aplikojnë dhe do të përzgjidhen fitues 4 breza studentësh, të cilët do të ndjekin studimet pranë Kolegjit Universitar “Bedër”. Projekti zhvillohet në partneritet me Këshillin Botëror të Komuniteteve Muslimane, të cilët mbështesin financiarisht projektin “Merit Based Scholarship”.

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar