Ambasadori gjerman: “Të zgjatet mandati i organeve të Vetingut”

Ambasadori gjerman: “Të zgjatet mandati i organeve të Vetingut”

Peter Zingraf ambasadori i gjermanisë në Tiranë, është shprehur se mandati i organeve të vetingut duhet të vazhdojë.  Këtë mendim e mbështet në faktin se procesi i reformës në drejtësi është një elemnt mjaft i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Në një deklaratë të publikuar nga ambasada, Zingraf thekson se është mjaft e

Peter Zingraf ambasadori i gjermanisë në Tiranë, është shprehur se mandati i organeve të vetingut duhet të vazhdojë.  Këtë mendim e mbështet në faktin se procesi i reformës në drejtësi është një elemnt mjaft i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një deklaratë të publikuar nga ambasada, Zingraf thekson se është mjaft e rëndësishme që procesi i vetingut I cili përfundon në qershor të zgjatet më tepër. Kjo sipas tij mund të arrihet me anë të përgjegjësisë së përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të rritur sundimin e ligjit në vend.

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, deklaron ambasadori.

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar