Kërcënimet dhe shantazhet në rritje nuk do ta pengojnë punën e Agjencisë kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK). Agjensia shprehu vendosmërinë e saj se nuk do të lejojë devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj në asnjë rrethanë, pavarësisht presionit në rritje ndaj zyrtarëve të agjencisë. Kjo deklaratë vjen pas kërcënimit që u është
Kërcënimet dhe shantazhet në rritje nuk do ta pengojnë punën e Agjencisë kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK). Agjensia shprehu vendosmërinë e saj se nuk do të lejojë devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj në asnjë rrethanë, pavarësisht presionit në rritje ndaj zyrtarëve të agjencisë.
Kjo deklaratë vjen pas kërcënimit që u është bërë zyrtarëve të AKK-së, ditën e sotme, nga ana e zyrtarit të lartë Sejdi Rexhepi.
Agjencia bën të ditur se sot në mëngjes, rreth 8:30, z.Rexhepi, ka hyrë në zyrat e agjencisë dhe ka kërcënuar zyrtarët e saj për një vendim që AKK, kishte marrë ndaj tij, më 7 maj 2013. Vendimi ka ardhur pasi ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar ti shmanget Konfliktit të Interesit në të cilin ndodhet.
Sejdi Rexhepi ka kërcënuar zyrtarët e Agjencisë kundër Korrrupsionit se “do t’ia shohin sherrin” dhe se nuk do ta ndalë në asnjë formë betejën me ta për arsye se vendimi për rastin e tij është bërë publik.
AKK i ka cilësuar këto veprime si kërcënime serioze që kanë për qëllim zbehjen e aktivitetit të saj për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Agjensia kundër Korrupsionit siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdojë punën për të vendosur standarde në fushën e funksionimit te ligjit.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *