Problematikat kronike të transportit urban në Tiranë

Problematikat kronike të transportit urban në Tiranë

Autor: Anisa Disha Transporti urban në Shqipëri është një sfidë e përditshme për qytetarët, pasi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, lëvizjen zhvillimin personal e ndërpersonal por edhe atë ekonomik. Diskutimi mbi problematikat dhe zgjidhjet e mundshme është thelbësor për të krijuar një mjedis më të organizuar, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

Autor: Anisa Disha

Transporti urban në Shqipëri është një sfidë e përditshme për qytetarët, pasi ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, lëvizjen zhvillimin personal e ndërpersonal por edhe atë ekonomik. Diskutimi mbi problematikat dhe zgjidhjet e mundshme është thelbësor për të krijuar një mjedis më të organizuar, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë. Përmirësimi i transportit publik, reduktimi i trafikut dhe investimi në teknologji moderne mund të sjellin një transformim pozitiv për shoqërinë. Kjo çështje jo vetëm  që duhet marrë shumë seriozisht nga institucionet drejtuese por duhet trajtuar si thelbësore per mbarëvajtjen e qytetit, gjë që së fundmi është lënë pas dore edhe rëndësia e saj, prandaj si fillim duhet ndërgjegjësimi i qytetareve për rëndësinë transportit publik. Më poshtë rrëfehen tre ngjarje ku në ndonjërën prej tyre shumë prej jush mund ta keni gjetur veten në një situatë të ngjashme.

“Një mëngjes, teksa po udhëtoja me autobusin e Tiranës së Re për në shkollë, dëgjova papritur disa të bërtitura.”, rrëfen A.D, për Objetkiv.al.  “Instinktivisht ktheva kokën dhe pashë faturinon duke tërhequr për krahu një grua të moshuar, rreth të 60-ave. Një thes që ajo mbante, u bë shkak që faturinoja të debatonte ashpër me të, që ajo të zbriste në tokë bashkë me thesin e saj që kutërbonte.”

Ajo tregon se situata u përshkallëzua me sharje dhe ofendime, derisa autobusi ndaloi në stacionin tjetër, ku gruaja zbriti. “E ndjekur nga kurioziteti, zbrita edhe unë, duke u kujtuar se kisha kaluar stacionin tim. Për ta bërë të vlefshme kohën e humbur, vendosa të xhiroja këtë skenë, ku gruaja u dëbua me gjithë thes dhe u la në mes të rrugës.” , – tregon A.D për Objektiv.al.

“Më vonë, videoja u shpërnda mes miqve fillimisht si një ngjarje shqetësuese, dhe më pas u trajtua si gallatë,” – përmbyll ajo.

Shërbim i dobët dhe “faturinot”

A.SH është nxënëse në një nga gjimnazet e Tiranës. “Një mbrëmje, teksa po kthehesha për në shtëpi me autobusin e linjës Qendër-Shkozë, automjeti ishte i mbushur plot me njerëz”, – rrëfen ajo, – ora ishte rreth 7 e darkës dhe atmosfera brenda autobusit ishte e lodhshme. Faturino erdhi dhe më pyeti nëse kisha abone. Pa folur, nxora paratë për të blerë një biletë. Ai i mori, por nuk më dha biletën”, – tregon me njëfarë mllefi. Më tej ajo tregon se kërkoi me ngulm biletën por faturino kishte, ose ndoshta nuk e kishte dëgjuar ngaqë ishte i trullosur nga alkooli, aroma e të cilit ndihej që larg.

“Pas ia ngulmova, ai më kthehet “Po ça e do?” . Kjo më acaroi dhe e ngrita zërin, duke i kërkuar të përmbushte detyrën e tij si faturino dhe të trajtonte qytetarët me etikë. Ai, megjithatë, nuk u bind dhe situata u përshkallëzua më tej, duke kaluar në ofendime. Për të shmangur një përplasje më të madhe, vendosa të zbres në stacionin më të afërt dhe të shkoja në shtëpi në këmbë”- e përmbyll rrëfimin A.SH.

Transporti publik urban në Tiranë po përballet me një krizë të thellë, e cila ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e qytetarëve. Anketa e realizuar nga Faktoje zbulon një panoramë shqetësuese: 80% e të anketuarve e vlerësojnë cilësinë e shërbimit si të dobët ose shumë të dobët, duke përmendur si probleme kryesore mbingarkesën e autobusëve, vonesat, mungesën e kondicionerëve dhe trafikun e rënduar.

Debatet me faturion për biletën (video)

 

Vonesa dhe mungesa e kushteve

Një pjesë e madhe e qytetarëve raportojnë se autobusët janë vazhdimisht të mbipopulluar, duke e bërë udhëtimin të vështirë dhe të pakëndshëm.

Urbanisti Gentjan Kaprata e përshkruan situatën si alarmante, duke theksuar se autobusët lëvizin me një shpejtësi mesatare prej vetëm 7 km/h, një ritëm që e bën transportin publik pothuajse të papërshtatshëm për lëvizje efikase. Cilësia e autobusëve nuk plotëson pritshmëritë e qytetarëve, me shumë mjete që mungojnë në standardet bazë, si sistemet e ajrit të kondicionuar.

E.D, studente dhe njëkohësisht punon. Për të shkuar në punë edhe në shkollë ajo përdor transportin urban. “Një pasdite vere, po shkoja në punë dhe duhej të mbërrija në orën 3. U nisa herët, duke marrë parasysh vonesat e autobusit, por pas një orë pritjeje, ende nuk kishte ardhur ai që më duhej”- tregon ajo për Objektiv.al. E.D shprehet se vonesat janë gjëja më “normale” kur bëhet fjalë për transportin publik në Tiranë.

“Është diçka e përditshme dhe duket sikur s’na bën më përshtypje.”- thotë ajo. Teksa iu desh të priste dhe sa po i humbiste shpresat “Më në fund, një autobus u duk”, tregon ajo,-  “por shoferi më tha se duhej të kontrollonte rrjedhjen e vajit dhe do kthehej pas 5 minutash. Vendosa ta prisja, edhe pse mendova të merrja taksi. Pasi më në fund hipa në autobus ndjeva një dobësi të madhe. Nxehtësia e lartë dhe mungesa e kondicionerit më rrëzuan pa ndjenja. Një vajzë më ndihmoi dhe më dërgoi në spital. U rikuperova, por humba ditën e punës. Një përvojë që nuk do ta harroj.

Mungesa e korsive të dedikuara

Kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj, pranon problematikat, por thekson se pa korsi të dedikuara për autobusët, operatorët nuk mund të përmirësojnë realisht cilësinë e shërbimit.

Sipas ekspertëve, për të arritur një sistem transporti publik më cilësor, nevojiten masa të forta dhe të menjëhershme:

  1. Vendosja e korsive të dedikuara për autobusët, për të shmangur vonesat e shkaktuara nga trafiku.
  2. Modernizimi i flotës së autobusëve, me mjete më të mira dhe më efikase, që ofrojnë një shërbim të denjë për qytetarët.

Përcaktimi i një mekanizmi ligjor për çmimin e biletave, duke balancuar kostot me cilësinë e shërbimit.

Monitorimi më i rreptë nga Bashkia, duke kontrolluar normën e fitimit të operatorëve në raport me standardet e shërbimit.

Situata kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm dhe për të krijuar një sistem transporti publik më efikas për qytetarët e Tiranës

 

 

Alban Tufa
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar