Zjarri në autobus vret 52 Uzbekë që udhëtonin për në Kazakistan

Një zjarr i rënë në një autobus në veriperëndim të Kazakistanit vrau 52 shtetas Uzbekistanas në një rrugë të përdorur nga punëtorë dhe emigrantë që shkonin në Rusi, njoftoi të këtë të enjte Ministria e Brendshme e Kazakistanit. Autobusi po udhëtonte përgjatë një rruge në rajonin e largët Aktobe që lidh qytetin Rus të Samarës

19Kazakhstan-sub-master768

Një zjarr i rënë në një autobus në veriperëndim të Kazakistanit vrau 52 shtetas Uzbekistanas në një rrugë të përdorur nga punëtorë dhe emigrantë që shkonin në Rusi, njoftoi të këtë të enjte Ministria e Brendshme e Kazakistanit.

Autobusi po udhëtonte përgjatë një rruge në rajonin e largët Aktobe që lidh qytetin Rus të Samarës me Shymkent, një qytet në Kazakistanin jugor afër kufirit Uzbek.

Rruga përdoret gjerësisht për të transportuar punëtorët Uzbekë për në Rusi, dhe nga Rusia në vendet e tjera ku ata shpesh marrin punë në ndërtim.

Vetëm pesë vetë arritën të shpëtonin nga automjeti i djegur, u tha në një deklaratë në Departamentin e Emergjencave të Ministrisë së Brendshme Kazake.

Ministria tha se aksidenti kishte ndodhur në orën 10.30 të mëngjesit , por nuk ka dhënë detaje për shkakun e aksidentit . Zyrtarët e lartë të qeverisë shtuan se çështja do të hetohet dhe do të zbardhen shkaqet e aksidentit.

Përgatiti: E.S.L

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar