World Happiness Report: Shqiptarët më të lumturit në Ballkan

World Happiness Report: Shqiptarët më të lumturit në Ballkan

Shqiptarët janë populli më i lumtur në Ballkan. Ky ka qënë  përfundimi i hulumuntimit të realizuar nga  World Happiness Report 2013 dhe mbështetur nga  OKB-ja. Studimi I referohet periudhës 2010 – 2012, nga ku shqiptarët janë cilësuar si populli më i lumtur në rajonin e Evropës Juglindore. Në listën prej 156 shteteve, sipas indeksit të

Shqiptarët janë populli më i lumtur në Ballkan. Ky ka qënë  përfundimi i hulumuntimit të realizuar nga  World Happiness Report 2013 dhe mbështetur nga  OKB-ja. Studimi I referohet periudhës 2010 – 2012, nga ku shqiptarët janë cilësuar si populli më i lumtur në rajonin e Evropës Juglindore.

Në listën prej 156 shteteve, sipas indeksit të popujve më të lumtur, Shqipëria radhitet në vendin e 62, Kosova në vendin e 83, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit radhiten si vende në kategorinë e popujve të palumtur. Maqedonia radhitet në vendin e 118, Serbia në 105, Bosnjë Hercegovina në vendin e 107. Bullgaria është vendi me popull mungesë lumturie dhe radhitet gati në fund të listës duke mbajtur pozitën e 144.

Shqipëria dhe Kosova hyn në pjesën e listës së ashtuquajtur ‘mesi i artë’, ndërsa vendet e tjera ballkanike në pjesën e vendeve të palumtura.

Në vendet e para si popuj më të lumtur janë: Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Holanda dhe Suedia. Ndërsa  vendet me popuj më fatkeq janë Togo, Guinea, Tanzania, Ruanda, Burundi, etj. SHBA-të radhiten në vendin e 17, Zelanda e re në 13, Australia në 12, Izraeli në vendin e 11 dhe shtete tjera, ndër të tjera edhe Rusia në vendin e 68. 

Si kritere vlerësimi janë marrë gjashtë faktorë: prodhimi bruto – vendor për kokë banori, aspekti shëndetësor, komunikimi social, shkalla e subjektivitetit personal për të sjellë vendime personale, mbrojtja nga korrupsioni dhe mirëqenia, etj.

Hulumtimi është kryer gjatë periudhës 2010 – 2012 dhe  në përpilimin e listës kanë marrë pjesë ekspertë nga ekonomia, psikologjia, statistikat dhe sfera të tjera.

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar