Vrau të dashurin e motrës, Gjykata lë në burg vëllain, ‘arrest shtëpie’ për Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin

Vrau të dashurin e motrës, Gjykata lë në burg vëllain, ‘arrest shtëpie’ për Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Esat Canin, i cili disa ditë më parë vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin. Ndërsa për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin, Gjykata ka vendosur masën arrest arrest shtepie.   34-vjeçari Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Esat Canin, i cili disa ditë më parë vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin. Ndërsa për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin, Gjykata ka vendosur masën arrest arrest shtepie.

ZALL-BASTAR

 

34-vjeçari Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e tyre u zbulua nga burri Dëfrim Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall-Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë.

 

Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë.

 

Report Tv ka siguruar dëshmitë e vëllait dhe të motrës në Komisariat. 20-vjeçarja Elida Cani nuk ka pranuar në polici se kishte një lidhje me Arben Gjecin që u vra në Zall-Bastar 4 ditë më parë. Në dëshminë që ka dhënë në polici Elida Cani ka konfirmuar se 34-vjeçari e ngacmonte shpesh por ajo nuk kishte lidhje jashtëmartesore.

“Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të”, – tha Elida Cani.

Edhe Esat Cani, autori i dyshuar i kësaj vrasje ka mohuar se e ka kryer ai krimin. Në polici Esat Cani është shprehur se kunati, Dëfrim Kurti i ishte ankuar për një tradhti të motrës, por nuk ka qenë ai që ka vrarë Arben Gjecin.

XH.ZOGU

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar