Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një depozite nafte. Të akuzuarit janë 37-vjeçari Leonard Besnik Demollari, banues në fshatin Libonik dhe 52-vjeçari Josif Pandi Dhëmbi, banues në Korçë. Të akuzuarit janë ndaluar, pasi në tunelet e repartit ushtarak Barc, kanë nxjerrë një depozitë nafte bosh, e kanë
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhjen e një depozite nafte. Të akuzuarit janë 37-vjeçari Leonard Besnik Demollari, banues në fshatin Libonik dhe 52-vjeçari Josif Pandi Dhëmbi, banues në Korçë.
Të akuzuarit janë ndaluar, pasi në tunelet e repartit ushtarak Barc, kanë nxjerrë një depozitë nafte bosh, e kanë prerë dhe më pas e kanë marrë për skrap.
Policia ka bërë edhe sekuestrimin e mjeteve me të cilat po realizohej vjedhja. Në vendngjarje janë sekuestruar një ekstravator, një kamion, 5 bombla me oksigjen dhe 2 me lendë djegëse.
/Izabela Zavalani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *