Teatri i Kukullave, nuk mungon edhe këtë sezon vere me premierat e tij teartrore dedikuar fëmijëve. Këto ditë në skenën e teatrit, fëmijët patën mundësi të shikon pjesën teatrore, “Kësulëkuqja”, gjatë fundjavës nuk mungoi edhe një tjetër pjesë shumë e bukur për fëmijë “7 Kecat dhe Ujku”. Në këtë sezon artistik në skenën e teatrit
Teatri i Kukullave, nuk mungon edhe këtë sezon vere me premierat e tij teartrore dedikuar fëmijëve.
Këto ditë në skenën e teatrit, fëmijët patën mundësi të shikon pjesën teatrore, “Kësulëkuqja”, gjatë fundjavës nuk mungoi edhe një tjetër pjesë shumë e bukur për fëmijë “7 Kecat dhe Ujku”.
Në këtë sezon artistik në skenën e teatrit janë ngjitur disa premiera të reja, si dhe nuk kanë munguar pjesë dhe shfaqje repertori.
Bëhet me dije se gjatë sezonit veror ky teatër nuk do ti mbyllë dyert për publikun, ndryshe nga institucionet e tjera të artit dhe kultures, ku shfaqjet dhe premieat janë mbyllur me kohë.
Gjithashtu, në Teatrin e Fëmijëve u shfaq edhe një premierë tjetër me performancë të fëmijëve dance theatre “Në piceri”, (pjesë komike për fëmijë) me 12 personazhe, me libret të Plator Perja dhe koreografi Fatjon Sulstarova.
Të shtunave shfaqjet fillojnë në orën 11.00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje, pikërisht në orën 10.30 dhe 11.30.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *