Monumenti i Pavarësisë në kryeqytet është bërë sërish shënjestër e vjedhësve të cilët prej kohësh përpiqen ta “përcudnojnë’’ duke i shkëputur pjesë. Destinacioni i pllakave të marra është me shumë mundësi shitja për skrap! Janë vjedhur për herë të dytë pllakat e Monumentit të Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë. Dy nga pllakat që janë
Monumenti i Pavarësisë në kryeqytet është bërë sërish shënjestër e vjedhësve të cilët prej kohësh përpiqen ta “përcudnojnë’’ duke i shkëputur pjesë. Destinacioni i pllakave të marra është me shumë mundësi shitja për skrap!
Janë vjedhur për herë të dytë pllakat e Monumentit të Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë. Dy nga pllakat që janë pjesë e objektit, me vlerë nga 250 euro copa, janë shkulur nga pjesa ballore e monumentit.
Bashkë me dy pllakat metalike ,të vjedhura ditën e djeshme shkon në pesë numri i pjesëve të monumentit, që janë vjedhur që prej hapjes së tij për publikun. Kjo është vjedhja e dytë e monumentit, për të cilin Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që rasti i parë u shënua më 25 mars 2013.
Një ditë pas ngjarjes, më 26 mars, policia deklaroi se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Amarildo Demiri, dhe Qemal Mustafa, 18 vjeç. Pllakat e vjedhura disa muaj më parë u zëvendësuan, ndërkohë që dy prej tyre janë vjedhur sërish.
Autorët e krimit kanë tentuar të vjedhin edhe pllakën e tretë të cilën e kanë shtrembëruar, por nuk kanë arritur ta heqin nga vendi.
Ky monument u ndërtua me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 355 mijë euro. Burimet e policisë thonë se vjedhësit e kanë shitur njërën prej tyre për vetëm 2 mijë lekë. Ky monument historik u konceptua si një shtëpi, ku është gdhendur deklarata e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë me 28 nentor 1912.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *