Çmimi i karburnatit në tregun shqiptar ka shënuar ulje, çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nën 190 lekë/ Litër, nga 200 lekë që ishte. Nafta nga 192 lekë/Litër është ulur në 185 lekë/Litër, ndërsa benzina nga 199 lekë/Litër është ulur në 188 lekë/Litër. Efekt i kësaj rënie është ulja e çmimit të naftës në
Çmimi i karburnatit në tregun shqiptar ka shënuar ulje, çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nën 190 lekë/ Litër, nga 200 lekë që ishte.
Nafta nga 192 lekë/Litër është ulur në 185 lekë/Litër, ndërsa benzina nga 199 lekë/Litër është ulur në 188 lekë/Litër.
Efekt i kësaj rënie është ulja e çmimit të naftës në bursë javët e fundit, ku nga më shumë se 100 dollarë për fuçi, çmimi zbriti në 93 dollarë.
Ulja e çmimeve në tregun tonë është diktuar nga ulja e çmimeve ndërkombëtare dhe nga futja në treg e një kompanie tjetër.
Rritja e konkurencës në treg duket se ka dhënë efektet e saj, ndërkohë që disa prej importuesve e tregtarëve të karburantit pohojnë se ka një çmim dysheme nën të cilin nuk zbresin dot.
Sipas vlerësimeve në treg, mes çmimit të importit, taksave dhe kostove të kompanive, çmimi në treg duhet të jetë afërsisht 180 lekë.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *