Tiranë, vritet pronari i kazinove, plagoset bashkëshoqëruesja në makinë

Tiranë, vritet pronari i kazinove, plagoset bashkëshoqëruesja në makinë

Një 36 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshoqëruesja e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe viktima është identifikuar si Elido Lafeta, nga Iballa e Pukës, ndërsa e plagosuara është një 20 vjeçare nga Elbasani, identiteti

Një 36 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshoqëruesja e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe viktima është identifikuar si Elido Lafeta, nga Iballa e Pukës, ndërsa e plagosuara është një 20 vjeçare nga Elbasani, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Sipas të dhënave, kanë qenë dy persona me motor të cilët i kanë zënë pritë shtetasit Lafeta teksa po futej me makinë në banesë dhe më pas kanë qëlluar drejt tij. I riu ka marë dy plumba, një në kokë dhe në shpatull, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshoqëruesja e tij ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorëve të krimit, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë lidhje me të kaluarën e viktimës, i cili ka jetuar jashtë vendit ku dhe ka ndryshuar gjeneralitetet. Mësohet se ai ishte dhe pronari i disa qëndrave të lojrarave të fatit në Shqipëri por edhe jashtë.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar