Vijon dhuna në familje, arrestohen tre persona në Tiranë

Vijon dhuna në familje, arrestohen tre persona në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Klinton Xhemal Dalipi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është arrestuar pasditen e djeshme, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij. Arrestimi i Dalipit është bërë pasi ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Klinton Xhemal Dalipi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është arrestuar pasditen e djeshme, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij.

Arrestimi i Dalipit është bërë pasi ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për ish-gruan e tij. Sipas policisë ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe fëmijëve.

Ndërkaq, paraditen e djeshme është arrestuar Luan Ali Gera 63-vjeç, banues në Tiranë. Sipas denoncimit të bërë në polici, Gera ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten.

Gjithashtu, në pranga për ushtrim dhune në familje ka rënë Pajtim Hasiz Tollja, 38 vjeç. Arrestimi i tij është bërë në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim në datën 14 gusht pas vendimit të gjykatës që kishte shpallur masën e sigurisë “arrest me burg” për dhunën e ushtruar në familje.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar