Policia Bashkiake ka ndërmarrë paraditen e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë . Aksioni është përqëndruar në rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish-bllokut, ndërsa Bashkim Koçi, Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale në Bashki në një prononcim për mediat u shpreh se kjo do të vijojë edhe në ditet e
Policia Bashkiake ka ndërmarrë paraditen e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë .
Aksioni është përqëndruar në rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish-bllokut, ndërsa Bashkim Koçi, Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale në Bashki në një prononcim për mediat u shpreh se kjo do të vijojë edhe në ditet e ardhshme.
“Kemi ndërhyrë për heqjen e blloqeve të betonit si dhe kemi vepruar edhe ndaj shitësve ambulantë të cilëve u është sekuestruar malli që shisnin në rrugë” është shprehur Koçi.
Ky aksion synon lirimin e hapësirave publike nga bizneset me objekte si çadra, vazo lulesh apo gjëra të tjera të kësaj natyre, të cilat bllokonin hapësirën publike në mënyrë të paligjshme.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *