Policia e Tiranës në sajë të të operacionit të koduar “Qerosi”, kanë arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor i një sërë grabitjesh në kryeqytet. Shtetasi Fazli Ismaili, 37-vjeç, lindur në Singen Gjermani, banues në Preshevë, Serbi është ndaluar ditën e sotme nga blutë e Tiranës. Fazli Ismaili, në datën 12 shtator, dyshohet se
Policia e Tiranës në sajë të të operacionit të koduar “Qerosi”, kanë arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor i një sërë grabitjesh në kryeqytet.
Shtetasi Fazli Ismaili, 37-vjeç, lindur në Singen Gjermani, banues në Preshevë, Serbi është ndaluar ditën e sotme nga blutë e Tiranës.
Fazli Ismaili, në datën 12 shtator, dyshohet se ka vjedhur çantën në pronësi të një shtetasi në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Në datën 18 shtator, në rrugën “Brigada e tetë”, i ka vjedhur çantën një shtetasi me kombësi e shtetësi italiane, duke i vjedhur një shumë prej 7000 mije lekë, dhe 650 euro.
Seria e vjedhjeve vazhdon, ndërsa në datën 9 shtator, në rrugën “Gjon Pali i Dytë’’, i ka vjedhur çantën një shtetasi, ku në çantë kishte 3000 euro dhe 700 mije leke.
Më pas, në datën 26 maj, në rrugën
“Gjon Pali i Dytë”, i ka vjedhur çantën e një shtetasi, duke i marrë shumën prej 1000 euro dhe 700 dollarë.
Në momentin e shoqërimit, 37-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6500 lekë dhe 950 euro.
Materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes”.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *