Të këmbehet Veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës?

Të këmbehet Veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës?

Këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte tema e diskutimeve në një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan gjatë seancës së mbajtur për marrëdhëniet mes dy shteteve të Ballkanit. Kongresisti amerikan Dana Rohrabacher ka shprehur i pari këtë qëndrim të tijin, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme të mosmarrëveshjeve. Kryetari

Këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte tema e diskutimeve në një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan gjatë seancës së mbajtur për marrëdhëniet mes dy shteteve të Ballkanit.

Kongresisti amerikan Dana Rohrabacher ka shprehur i pari këtë qëndrim të tijin, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme të mosmarrëveshjeve. Kryetari i Nënkomitetit të Kongresit amerikan për Europën e Euroazinë tha se marrëveshja ndërmjet dy vendeve nuk do të sjellë stabilitet në rajon. Ai i ka cilësuar bisedimet Kosovë-Serbi si të pabazuara në fakte reale dhe ka theksuar faktin se “me këtë marrëveshje posaçërisht shqiptarët e Kosovës nuk fituan absolutisht asgjë”.

“Ata jo vetëm që nuk miratuan autonominë, por humbën të drejtën për prezencën e forcave të tyre të sigurisë të ngarkuara për zbatimin e ligjit në vendin e vet. Mendoj se marrëveshja nuk do të ketë sukses dhe se gjërat do të mbesin të njëjta së kanë qenë në dhjetë vitet e fundit”, është shprehur ai.

Sipas ligjvënësit Rohrabacher, marrëveshja e arritur është imponuar nga të tjerët. “Njerëzit që jetojnë në katër komuna në veri të Kosovës kurrë nuk janë pyetur se çfarë dëshirojnë ata. Dihet se 90 për qind e tyre dëshirojnë t’i bashkohen Serbisë”.

Kongresisti amerikan, njëherazi drejtues i kësaj seance, e sheh zgjidhjen tek këmbimi i territoreve të Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës me argumentin se kjo do i “kënaqte” të dyja palët.  “Mirëpo, ky opsion bie sepse pala e Kosovës është mbështetur në burokratët amerikanë dhe evropianë. Rezultati i kësaj, shqiptarët e Kosovës nuk fituan asgjë”, pohoi Rohrabacher.

Ky propozim është kundërshtuar nga kongresistët e tjerë, si përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore; kongresisti Elliott Engel dhe Daniel Serwer. Ata janë shprehur kundër idesë së lëvizjes së kufijve dhe i janë referuar marrëveshjes si mundësi konkrete për sigurimin e paqes në rajon.

Bisedimet janë zhvilluar në seancën e mbajtur në  kuadër të një sërë takimeve në Washington me qëllim realizimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar