Sot përballja me Serbinë, tifozët nuk i tremben masave të sigurisë për të qenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sot përballjen historike ndaj Serbisë në orën 20:45. Skuadra kuq e zi ka mbërritur ditën e djeshme në Beograd për të zhvilluar stërvitjet për parapërgatitje në këtë ndeshje. Futbollistët shqiptarë janë pritur me masa të rrepta sigurie,  pasi policët serbë rrethuan qytetin e tyre. Zëdhënësi i departamentit të

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sot përballjen historike ndaj Serbisë në orën 20:45. Skuadra kuq e zi ka mbërritur ditën e djeshme në Beograd për të zhvilluar stërvitjet për parapërgatitje në këtë ndeshje. Futbollistët shqiptarë janë pritur me masa të rrepta sigurie,  pasi policët serbë rrethuan qytetin e tyre.

Zëdhënësi i departamentit të policisë në Beograd, Nikolla Ppopovaç ka theksuar se në rrugët e Beogradit do të ketë forca të shumta sigurie. “Do të ushtrohet kontroll i rreptë i fansave dhe gjithçka do të filmohet. Gjithashtu do të përdoren kërkues metalesh, qenë antieksploziv”.

Pavarësisht vendimit që UEFA ka marrë për mosprezencën e tifozëve shqipatërë në Beograd, tifozë të flaktë të kombëtares duan të gjejnë me mijëra mënyra për të qenë në shakllët e stadiumit për të mbështetur kombëtare. Dje u përfol për grupin me tifozë nga Prishtina “Plisat” se do të udhëtojë drejt Beogradit pavarësisht një arrestimi të mundhsëm. Po ashtu mediat greke raportojnë se tre autobuzë me targa të Kosovës kanë mbërritur në Beograd.

Nga ana tjetër kreu i tifozëve shqipatër nga Prishtina, Albert Kastrati ka kaluar kufirin serb dhe këtë e ka bërë të ditur duke postuar një foto teksa kalon Preshevën me një mik të tij.

1921075_10152745101180552_5636477642452516912_o 1966270_10152745101740552_419388230857251978_o 10549066_10152745101300552_1578716613860175222_o 10655247_10152745101210552_2383166151291646135_o 10703966_10152745101755552_8291795039783990064_o 10712986_10152744720930552_3293128620800170596_n 10714175_10152745101350552_6020800098480486782_o

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar