Situatë e rëndë në Egjipt, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Situatë e rëndë në Egjipt, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Rëndohet situata në Egjipt. Vëllazaria Myslimane raporton shifrën e 2200 të vdekurve dhe 10 mijë të plagosur, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë. Presidenca Egjiptiane ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin për një muaj. Presidenca ka urdhëruar forcat e rendit të

Rëndohet situata në Egjipt. Vëllazaria Myslimane raporton shifrën e 2200 të vdekurve dhe 10 mijë të plagosur, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë.

Presidenca Egjiptiane ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin për një muaj. Presidenca ka urdhëruar forcat e rendit të qëndrojnë në gadishmëri për vendosjen e sigurisë së lartë  në vend.

 

8C1301FA-E95F-4575-A6CC-D8FA8793179F_w640_r1_s

Mësohet se mes të vrarëve ka qënë një gazetare dhe një kameraman.

Gazetarja 26 vjeçare dhe kameramani  61 vjeçar  janë vrarë gjatë përleshjes së protestuesve dhe forcave të policisë.

Në lidhje me çështjen kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Ata iu bëjnë thirrje protestuesve të vetpërmbahen si dhe të mos bien pre e provokimeve , në mënyrë që të zvogëlohet dhuna dhe trazirat në vend.

/Rabihana Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar