Personat e dënuar me vdekje në SHBA, dënohen të jetojnë pa dritë të diellit dhe ajër të freskët deri në 22 orë në ditë. Shoqata Amerikane për mbrojtjen e të drejtave qytetare ka publikuar një raport shqetësues mbi detajet e jetës së të burgosurve të dënuar me vdekje në burgjet amerikane. “Insider Buisiness” thekson më
Personat e dënuar me vdekje në SHBA, dënohen të jetojnë pa dritë të diellit dhe ajër të freskët deri në 22 orë në ditë.
Shoqata Amerikane për mbrojtjen e të drejtave qytetare ka publikuar një raport shqetësues mbi detajet e jetës së të burgosurve të dënuar me vdekje në burgjet amerikane.
“Insider Buisiness” thekson më tej se shumica e të burgosurve të cilët presin ekzekutimin e dënimit me vdekje kalojnë 22 deri në 24 orë në dhoma të vogla me kontakt minimal ose aspak njerëzor ndërsa këto kushte të jetesës shoqata i quan “vdekje para ekzekutimit të dënimit me vdekje “.
Të burgosurit me vdekje me anëtarët e familjes dhe miqtë bisedojnë në dhoma të veçanta ku ata dëgjohen nëpërmjet telefonit, për shkak se është i ndaluar çfardo kontakti fizik.
Antoni Grejvs, njëri prej atyre që janë të pafajshëm dhe janë dënuar me vdekje, ndërsa janë liruar më pas, ka treguar se ky lloj i izolimit thënë shkurt i bën njerëzit të çmendur!
Deri tani në SHBA janë regjistruar 142 raste të njerëzve të pafajshëm që janë dënuar me vdekje, e të cilët ekzekutimin e kanë pritur në këto kushte të tmerrshme.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *