Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të niset sot nga Shqipëria, nëpër rrugën e Kombit, ku do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij pranë Kuvendit të Kosovës. Shtatorja 4.25 metra, e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të shkojë në Prishtinë, nën masa sigurie nga Policia e Kosovës Komuna e Prishtinës, në
Shtatorja e Ibrahim Rugovës do të niset sot nga Shqipëria, nëpër rrugën e Kombit, ku do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij pranë Kuvendit të Kosovës.
Shtatorja 4.25 metra, e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të shkojë në Prishtinë, nën masa sigurie nga Policia e Kosovës
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me zyrën e presidentes Atifete Jahjaga, kanë bërë organizimin e ceremonisë së inaugurimit të shtatores së presidentit të ndjerë, e cila do të
zhvillohet të premten në ora 12:00.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media, ka thënë se pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Ceremonia shtetërore e inaugurimit
të shtatores së presidentit Rugova, është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe mbështetur nga presidenca e Kosovës dhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.
/Sonila Duka/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *