Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Shkup, kanë protestuar sot para parlamentit kundër ligjit për abortin. Ky ligj pritet të miratohet me procedurë të shkurtuar nga partitë e maxhorancës, VMRO-DPMNE dhe BDI ndërkaq që sipas protestuesve, ligji nxit kryerjen e aborteve joligjore. Mbi 90 shoqata vendore dhe disa të huaja kanë firmosur një peticion që ja
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Shkup, kanë protestuar sot para parlamentit kundër ligjit për abortin. Ky ligj pritet të miratohet me procedurë të shkurtuar nga partitë e maxhorancës, VMRO-DPMNE dhe BDI ndërkaq që sipas protestuesve, ligji nxit kryerjen e aborteve joligjore.
Mbi 90 shoqata vendore dhe disa të huaja kanë firmosur një peticion që ja kanë adresuar deputetëve dhe kryeministrit Gruevski për të mos miratuar ligjin e propozuar.
Sipas shoqatave, gruaja duhet të vendosë vetë për vazhdimin apo ndërprerjen e shtatzanisë pasi ky ligj prek të drejtën themelore të gruas.
Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov ka thënë se ligji nuk ndikon në të drejtat e gruas por vetëm krijon premisat për një abort të sigurt.
“Nuk është ideja që të ndalohet ndërprerja e shtatzënisë në kushte private dhe kjo nuk qëndron në Ligjin, por mund të bëhet vetëm në institucione spitalore, pa dallim nëse ato janë publike ose private. Mirëpo, duhet pasur kushte komplete që ajo të zbatohet”, tha Todorov.
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka reaguar në faqen e saj zyrtare në Facebook ku është shprehur se shqiptarët nuk kanë pasur dhe nuk kanë nevoje për programe shtetërore për shtimin e popullsisë, prandaj nuk kanë nevojë as për projekte ligjore për kufizimin e numrit të lindjeve.
/ Elta Liksenaj /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *