Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” ka organizuan në qytetin e Shkodrës një veprimtari përkujtimore për politikanin dhe shkrimtarin Pjetër Arbnori, i cilësuar si “Mandela i Shqipërisë” dhe i nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, pas vdekjes. Flora Arbnori, vajza e tij para të pranishmëve ka falenderuar për nderin që i bëhet figurës së
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” ka organizuan në qytetin e Shkodrës një veprimtari përkujtimore për politikanin dhe shkrimtarin Pjetër Arbnori, i cilësuar si “Mandela i Shqipërisë” dhe i nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, pas vdekjes.
Flora Arbnori, vajza e tij para të pranishmëve ka falenderuar për nderin që i bëhet figurës së babait të saj.
Në këtë aktivitet përkujtimor nuk munguan dhe disa fragmente nga letrat e burgut.
Në këtë përkujtimore të ornganizuar në përkujtim të Pjetër Arbnorit,veç familjareve, merrnin pjesë
bashkëvuajtës të tij, qytetarë, si dhe mjaft artistë të njohur nga qarku i Shkodrës.
Pjetër Arbnori ishte një nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste dhe ndërroi jetë në Napoli të Italisë, ku kishte shkuar për t’u mjekuar, në korrik të vitit 2006, në moshën 71-vjeçare.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *