Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët. Sipas operacionit të koduar ‘’Bishti’’ në rajonin e Modenës ndodheshin shqiptarë dhe afrikano-veriorë. Mediat italiane bëjnë të ditur se 54 urdhërarreste janë ekzekutuar nga policia dhe 45 korrierë janë vënë në pranga, ndërsa 162 perona të tjerë janë vënë në hetim.
Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët.
Sipas operacionit të koduar ‘’Bishti’’ në rajonin e Modenës ndodheshin shqiptarë dhe afrikano-veriorë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se 54 urdhërarreste janë ekzekutuar nga policia dhe 45 korrierë janë vënë në pranga, ndërsa 162 perona të tjerë janë vënë në hetim.
Sipas policisë italiane janë sekuestruar 26 kg lëndë narkotikë, nga të cilat 23 kg heroinë ‘’broun sugar’’ dhe ‘’rosa’’, 3 kg hashash dhe 700 gr kokainë.
Pas kontrolleve të shumta të policisë janë sekuestruar edhe 50 mijë euro, 9 makina, 2 motocikleta,armë dhe municionë të ndryshme.
Gjithashtu media italiane thekson se operacioni antidrogë është shtrirë dhe në 9 qytete veriore te Italisë : Bari. Modena, Parma, Milano , Emilia, Reggio, Piacenza, Trieste dhe Siracusa.
Droga ndiqte intenerarin Turqi-Shqipëri dhe më pas kalonte drejt veriut të Italisë.
/Armela Ago/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *