Serbia “de facto” e ka njohur tashmë Kosovën. Kështu ka deklaruar për radio Evropa e Lirë ligjvënësi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel. Engel e ka cilësuar marrëveshjen e Brukselit si të dobishme për Kosovën, pasi për herë të parë Serbia po e njeh atë. “Qeveria e Prishtinës së shpejti do të shtrijë kontrollin
Serbia “de facto” e ka njohur tashmë Kosovën. Kështu ka deklaruar për radio Evropa e Lirë ligjvënësi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel. Engel e ka cilësuar marrëveshjen e Brukselit si të dobishme për Kosovën, pasi për herë të parë Serbia po e njeh atë.
“Qeveria e Prishtinës së shpejti do të shtrijë kontrollin në të gjithë Kosovën. Tashmë qeveria e Kosovës është përgjegjëse për tërë Kosovën, qoftë Mitrovica Veriore, jugu apo cilado pjesë e saj”, ka thënë Engel.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me tejkalimin e afatit për hartimin e planit të zbatimit të marrëveshjes. Sipas tij, kjo mund të rrezikojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Megjithatë, ligjvënësi amerikan ka mohuar mundësinë e një ndarjeje të territorit të Kosovës. “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëputje të saj dhe ky është një parim i rëndësishëm”, u shpreh Engel.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *