RTSH: Mbyll stinën koncertore

RTSH: Mbyll stinën koncertore

Dirigjent Jetmir Barbullushi dhe solist fagotistin Pirro Sota do të jenë artistët të cilët do të bëjnë mbylljen e stinës koncertore 2012-2013 i organizuar nga Orkestrës Simfonike të RTSH. Në përbërje e tij ky koncert do të ketë vepra të njohura të autorëve të huaj, por këtë herë ndryshe nga koncerti i mëparshëm nuk ka

Dirigjent Jetmir Barbullushi dhe solist fagotistin Pirro Sota do të jenë artistët të cilët do të bëjnë mbylljen e stinës koncertore 2012-2013 i organizuar nga Orkestrës Simfonike të RTSH.

Në përbërje e tij ky koncert do të ketë vepra të njohura të autorëve të huaj, por këtë herë ndryshe nga koncerti i mëparshëm nuk ka asnjë vepër shqiptare.

Programi i koncertit përmban një mori veprash të kompozitorëve Ëolfgang Amadeus Mozart; Uvertura “Rrëmbimi nga Saraj”, Antonio Vivaldi.

Koncert për fagot dhe orkestër harqesh- premierë, Joseph Haydn, Simfonia No. 88 në Sol Maxhor-premierë; Johannes Brahms, Valle hungareze No.5.

Në përmbyllje të këtij sezoini artistik, drejtues të Orkestrës Simfonike të RTSH do të zhvillojnë dhe një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në sallën e Orkestrës “Ferdinand Deda” ditën e enjte, datë 18 korrik, ora 13.00, ku do të jenë të pranishëm dirigjenti Jetmir Barbullushi dhe fagotisti  Pirro Sota.

Koncerti i fundit i organizuar nga Orkestra Simfonike të RTSh-së ishtë në  bashkëpunim me festivalin “Pianisti i ri”.

Pjesët e interpretuara në këtë koncert ishin: Koha e parë e koncertit të Mozartit Nr. 23, në A major, luajtur nga pianisti i talentuar  9 vjeçar Orenc Graca; Koncerti Nr. 1 në E minor i Chopenit, luajtur nga pianisti Kostandin Trako, si dhe Premiera e Simfonisë Nr. 1 “Apoteozë e Shekullit të Ri” të kompozitores Diana Ziu.

Dirigjenti i këtij koncerti ishte Oleg Arapi, i cili u shpreh se: “Si zakonisht edhe në këtë koncert unë luaj një krijim të një autoreje shqiptare, gjë të cilën e kam bërë zakon në shumë nga koncertet që dirigjoj. Kompozitorët, veprat e të cilëve i takojnë koncertit, janë emra që i përkasin epokave të ndryshme të zhvillimit të muzikës. Mozart ishte një kompozitor i epokës klasike vjeneze, Chopen ishte një kompozitor romantik polak, por që të dy ishin pianiste dhe instrumenti bazë i të dyve ishte pianoforte. Për këtë arsye veprat pianistike të tyre luhen kudo në botë nga pianistët më me emër”.

Pas dirigjentit Oleg Arapi këtë herë në skenë do të ngjitet Jetmir Barbullushi, i cili ka nën derigjim koncertin e fundit për këtë sezon.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar