Rriten eksportet dhe ulen importet Gjatë muajt nëntor Shqipëria ka rritur eksportet me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet kanë kapur shifrën 21 miliardë lekë gjatë muajt nëntor, ku grupet që kanë pësuar rritje janë: “Produktet kimike dhe plastike”, të cilat kapin rreth 45 për qind, “prodhimet
Rriten eksportet dhe ulen importet
Gjatë muajt nëntor Shqipëria ka rritur eksportet me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet kanë kapur shifrën 21 miliardë lekë gjatë muajt nëntor, ku grupet që kanë pësuar rritje janë: “Produktet kimike dhe plastike”, të cilat kapin rreth 45 për qind, “prodhimet e drurit dhe të letrës”, të cilat kapin rreth 41 për qind dhe “tekstilet dhe këpucët” me rreth 14 për qind .
Ndërkohë kanë pësuar rënie eksportet e grupit, “Lëkurët dhe prodhimet e lëkurës” me 15 për qind, “makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit” me rreth 13 për qind.
Importet në vëndin tonë janë ulur me rreth 4 për qind krahasur me muajin nëntor 2012.
Grupi kryesor i mallrave të importuara që kanë pësuar rënie janë: “Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike” me rreth 22 për qind , “Produkte kimike dhe plastike” me rreth 12 për qind; “Makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit” ranë me rreth 4 për qind.
Ndërsa importi i grupit “lëkurë dhe prodhimet e lëkurëve” u rrit rreth 31 për qind dhe “tekstilet dhe këpucët” u rrit me rreth 20 për qindi.
Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia, Turqia, Kina dhe Greqia . Tregtia me Italinë është rreth 37 për qind , kurse me Greqinë është rreth 7 për qind.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *