Dy autobomba kanë vrarë 14 persona dhe kanë plagosur 21 të tjerë në qytetin verior të Kirkutit në Irak, bëjnë të ditur mediat zyrtare. Bomba e parë shënoi 8 viktima dhe 8 të plagosur, ndërsa bomba e dytë plagosi edhe shtatë të tjerë. Në veri të Bagdadit, një bombë shpërtheu pranë një pikë kontrolli policie,
Dy autobomba kanë vrarë 14 persona dhe kanë plagosur 21 të tjerë në qytetin verior të Kirkutit në Irak, bëjnë të ditur mediat zyrtare.
Bomba e parë shënoi 8 viktima dhe 8 të plagosur, ndërsa bomba e dytë plagosi edhe shtatë të tjerë.
Në veri të Bagdadit, një bombë shpërtheu pranë një pikë kontrolli policie, duke vrarë një polic dhe plagosur 4 persona, ndërsa një bombë e vendosur buzë rrugës në qytetin e Mosulit vrau një polic tjetër dhe plagosi 2 të tjerë.
Dhuna në Irak është në rënie, por sulmet janë të vazhdueshme, duke shkaktuar 200 persona të vrarë në çdo katër muaj të vitit.
/Irida Vata/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *