Fundi i luftës civile në Siri duket ende larg, megjithëse kanë kaluar dy vjet nga fillimi i saj. Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur gjatë kësaj kohe, megjithëse shifrat e sakta nuk dihen ende. Të tjerë persona janë larg vendit pas shkatërrimit të shtëpive, shkollave, bizneseve dhe spitaleve. Megjithatë, kundërshtarët e presidentit Assad nuk
Fundi i luftës civile në Siri duket ende larg, megjithëse kanë kaluar dy vjet nga fillimi i saj. Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur gjatë kësaj kohe, megjithëse shifrat e sakta nuk dihen ende.
Të tjerë persona janë larg vendit pas shkatërrimit të shtëpive, shkollave, bizneseve dhe spitaleve. Megjithatë, kundërshtarët e presidentit Assad nuk shfaqin shenja rënieje, pavarësisht faktit se shpesh gjenden në mungesë të mbështetjes mjekësore.
Gazetarja Rania Abouzeid dhe prodhuesi i filmave Sylvene Gilchirist shkuan të kalonin pak kohë me Ushtrinë e Lirë Siriane në provincë.
Filmi i tyre tregon historitë e rebelëve pas skenave, pse ata luftojnë, nga i kanë burimet e armëve, si ata funksionojnë dhe se si jetojnë përmes rrënojave, motivet dhe qëllimet në bashkëpunim me njëri-tjetrin për një çështje të përbashkët.
Rania Abouzeid bisedoi me rebelët për familjet e tyre dhe frikën që ata kanë. Pavarësisht regjimit të armatosur, grupi i luftëtarëve pranoi që të paguajë me jetë për të vendosur lirinë e vendit të tyre.
/Irida Vata/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *