Reforma në drejtësi: Basha dhe Rama bashkë në tryesë për diskutim

Diskutimi mbi reformën në drejtësi do të mbledhë në një tryezë të përbashkët Kreun e qeverisë, Edi Rama dhe Kreun e Opozitës, Lulëzim Basha. Pas dy muajsh bojkotim në Parlament opozita do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga presidenti Bujar Nishami. Kreu i shtetit do të drejtojë diskutimin mbi reformimin e sistemit të

Diskutimi mbi reformën në drejtësi do të mbledhë në një tryezë të përbashkët Kreun e qeverisë, Edi Rama dhe Kreun e Opozitës, Lulëzim Basha. Pas dy muajsh bojkotim në Parlament opozita do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga presidenti Bujar Nishami.

Kreu i shtetit do të drejtojë diskutimin mbi reformimin e sistemit të drejtësisë në vend. Takimi do të nisë në orën 9:30, ku pas Nishanit do të mbajnë fjalimet e tyre Kryetar i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulëzim Basha. Po ashtu në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm drejtori për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në KE , Jean-Eric Paquet, ambasadori i OSBE-së, Florian Rauing, si dhe Hanry Jardine, zv.ambasadori i SHBA-ve.

Nga ana e saj Opozita është shprehur se do të mbështesë iniciativën e Presidentit për reformën në Drejtësi dhe ka kërkuar që ndryshimet të bëhen në Parlamant dhe jo si produkt i qeverisë. Kjo temë ësshtë diskutuar edhe në takimin e niverlit të lartë mes Bashkimit Europian  dhe qeverisë javën e kaluar. Sot pritet të diskutojnë konstitucionalistët në katër panele.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar