Reeker viziton nesër Kosovën

Reeker viziton nesër Kosovën

  Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të mbërrijë nesër për një vizitë dy ditore në Kosovë. Siç bën të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me përfaqësuesit e elitës politike të Kosovës. Ai pritet të zhvillojë takime me presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi, zëvendës-kryeministrin Kuçi,

 

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të mbërrijë nesër për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Siç bën të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me përfaqësuesit e elitës politike të Kosovës. Ai pritet të zhvillojë takime me presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi, zëvendës-kryeministrin Kuçi, kryediplomatin Hoxhaj.

Takime të veçanta Reeker do të ketë edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn. Deri tani nuk dihet nëse Reeker do të zhvillojë bisedime me liderët e Vetëvendosjes.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar