Reali shumë afër transferimit të James Rodriguez

James Rodriguez është shumë afër nënshkrimit me Real Madridin. Kampioni i Evropës ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e kolumbianit në Santiago Bernabeu, raporton AS. Transferimi i James Rodriguez në Real Madrid është i pashmangshëm. Pas mbylljes së negociatave me Toni Kroosin dhe Keylor Navas, klubi i mbretëror ka përshpejtuar negociatat me Monacon për

James Rodriguez është shumë afër nënshkrimit me Real Madridin.

Kampioni i Evropës ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e kolumbianit në Santiago Bernabeu, raporton AS.

Transferimi i James Rodriguez në Real Madrid është i pashmangshëm.

Pas mbylljes së negociatave me Toni Kroosin dhe Keylor Navas, klubi i mbretëror ka përshpejtuar negociatat me Monacon për kolumbianin.

Madje, raportohet se 23 vjeçari shumë shpejtë do të zyrtarizohet si përforcim i radhës dhe do të nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me një pagë prej 7.5 milion euro në sezon.

Përveç kësaj, raportohet se Real Madridi do t’i paguaj Monacos 70 milion euro plus një lojtarë për yllin e ri nga Kolumbia.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar