Qeveria opozitare, kushtetuese apo antikushtetuese?

A mund ta krijojë opozita qeverinë apo jo? Ky është debati që ka përfshirë Kosovën që nga dje, ndërsa ka interpretime të ndryshme të kushtetutës. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, përjashton mundësinë që opozita të mund të krijojë qeverinë. Në interpretimin që i bën kushtetutës, ai shkruan se kryeministri duhet t’i përkasë një koalicioni

A mund ta krijojë opozita qeverinë apo jo? Ky është debati që ka përfshirë Kosovën që nga dje, ndërsa ka interpretime të ndryshme të kushtetutës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, përjashton mundësinë që opozita të mund të krijojë qeverinë. Në interpretimin që i bën kushtetutës, ai shkruan se kryeministri duhet t’i përkasë një koalicioni parazgjedhor.

Ndërsa kushtetuta parashikon se e drejta e formimit të qeverisë i takon fillimisht partisë ose koalicionit që ka shumicën, pra në këtë rast PDK-së.  Nëse ajo nuk arrin të marrë shumicën e votave në kuvend, e drejta e formimit të qeverisë i takon partisë që ka dale e dyta nga zgjedhjet, në rastin konkret LDK.

Ndërkohë partitë opozitare mohojnë mundësinë e një koalicioni me PDK-në. Nga ana tjetër edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes deklaroi më herët se votat e tij nuk do t’i shkojnë PDK-së. Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë, se kushtetuta i jep atij të drejtën e formimit të qeverisë në një moment të dytë.

“Neve mendoj që na takon mandatimi i parë, pasi që do ta kemi një grup pralamentar. Por në qoftë se prsidentja prapë ia jep mandatin z.Thaçi që ta formojë Qeverinë, neve na takon që ta marrim këtë mandat me rastin e dytë, sipas Kushtetutës, dhe ta themelojmë Qeverinë”, u shpreh kreu i LDK-së.

Mustafa tha se ata nuk do të heqin dorë dhe janë të gatshëm, që të shkojnë edhe në zgjedhje te parakohshme si koalicion i përbashkët.

Tashmë do të jetë vendimi i presidentes ai që do të përcaktojë se cila nga forcat politike do të kërkojë e para votëbesimin.

Më poshtë po paraqesim çfarë parashikon neni 95 i kushtetutës për zgjedhjen e Qeverisë:

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda 10 ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.

hasani

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar