Presidenti Nishani takon Emirin e Katarit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani takoi sot Emirin e Katarit në ambientet ku zhvillohet forumi “SHBA – Bota Islame”. Gjatë takimit Nishani dhe udhëheqësi arab folën për tolerancën fetare, marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve dhe nevojën për më shumë bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Presidenti Nishani tha se shqiptarët ndiejnë mirënjohje ndaj Katarit dhe ‘Lartësisë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani takoi sot Emirin e Katarit në ambientet ku zhvillohet forumi “SHBA – Bota Islame”.

Gjatë takimit Nishani dhe udhëheqësi arab folën për tolerancën fetare, marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve dhe nevojën për më shumë bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Presidenti Nishani tha se shqiptarët ndiejnë mirënjohje ndaj Katarit dhe ‘Lartësisë së Tij’ për ndihmesën e dhënë dhe i kërkoi Emirit të Katarit, që ta konsiderojë Shqipërinë si vend kontribues dhe mbështetës për çdo nismë të kësaj natyre.

Nga ana e tij Emiri i Shtetit të Katarit, Sheiku Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani, tha se harmonia dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri përbëjnë një eksperiencë, e cila i duhet bërë e njohur gjithë botës si model për t’u ndjekur.

Nishani  shprehu dëshirën e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve dhe projektet e përbashkëta të konkretizohen në praktikë.

“Kam qenë gjithmonë dëshmitar i vullnetit tuaj për të na mbështetur dhe mbetem i bindur se do të na mbështesni edhe me shkëmbim përvoje teknike”, theksoi Presidenti.

/Panajot Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar