Plagosje mafioze në Durrës

Plagosje mafioze në Durrës

Në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm një person i paidentifikuar ka qëlluar mbi një autobuz në rrugën e Kënetës, ku si pasoje e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona. Nga hetimet paraprake mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët  drejt ndërmarrjes

Në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm një person i paidentifikuar ka qëlluar mbi një autobuz në rrugën e Kënetës, ku si pasoje e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga hetimet paraprake mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët  drejt ndërmarrjes së rrobaqepësisë  ‘Filanto’. Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit Albert Gjeci dhe mjekja Xheni Doka, e cila ka marrë plagë të lehta në krah.

Sipas dëshmitarëve të traumatizuar që kanë parë gjithë skenën autori i plagosjes, i cili ishte i pajisur me skafadër, pasi ka qëlluar në drejtim të autobusit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e drejtuesit të mjetit Albert Gjeci, 47-vjeç lindur në Spitallë dhe banues në lagjen 4 është e rëndë,  pasi ai është shtruar me urgjencë në reanimacion, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, mjekja Xheni Doga ndodhet në gjendje më të mirë pasi ka marrë plagë të lehta në krah.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe objektivi i të shtënave me armë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar