Pezullimi i lëvizjes së lirë në BE, hyn në fuqi rregullorja

Nga dita e sotme hyn në fyqi rregullorja mbi rastet e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet përfituese të regjimit pa viza. Këshilli i BE-së vendosi muajin e kaluar kriteret sipas të cilave një vend mund të humbasë të drejtën e qarkullimit pa viza në vendet e BE-së. Njoftimi për median u dha nga

Nga dita e sotme hyn në fyqi rregullorja mbi rastet e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet përfituese të regjimit pa viza. Këshilli i BE-së vendosi muajin e kaluar kriteret sipas të cilave një vend mund të humbasë të drejtën e qarkullimit pa viza në vendet e BE-së. Njoftimi për median u dha nga zëdhënësi i komisioneres Mallmstrom, Michele Cercone.

Sipas rregullores së miratuar një vend anëtar i BE-së ka të drejtë të kërkojë nga Komisioni Europian, pezullimin e lëvizjes së lirë për një shtet, nëse përgjatë gjashtë muajve vihen re rritje e menjëhereshme e numrit të emigrantëve të paligjshëm, rritje e azilkërkueseve dhe e refuzimit të kërkesave për riatdhesim.

Pezullimi mund të bëhet vetëm pas vlerësimit nga Komisioni dhe Këshilli Europian dhe me pëlqimin e Parlamentit, për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh.

Miratimi i një mekanizmi të tillë rregullues u pa i arsyeshëm pas shqetësimit të vendeve anëtare për mosulje të tendencës së emigrirmit nga vendet e Ballkanit.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar