Të gjithë ata që duan të marrin lejen e drejtimit duhet t’ u përgjigjen saktë të paktën 33 pyetjeve. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka miratuar tashmë një ligj të ri, sipas të cilit rritet numri i pyetjeve që kandidati duhet të përgjigjet saktë. Ky udhëzim është firmosur në datën 19 dhjetor, ndërkohë pritet të
Të gjithë ata që duan të marrin lejen e drejtimit duhet t’ u përgjigjen saktë të paktën 33 pyetjeve.
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka miratuar tashmë një ligj të ri, sipas të cilit rritet numri i pyetjeve që kandidati duhet të përgjigjet saktë. Ky udhëzim është firmosur në datën 19 dhjetor, ndërkohë pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh.
“Personat e interesuar fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për leje drejtimi mjeti rrugor nëse u përgjigjen në mënyrë korrekte 33 ose më shumë, nga 40 pyetje që përmban testi”, thuhet në udhëzim.
Pas kalimit të provës së njohurive teorike, kursanti pajiset me autorizim për ushtrimin e drejtimit të mjetit. Autorizimi i kursantit është i vlefshëm për dymbëdhjetë muaj nga data e lëshimit dhe brenda këtij afati ka të drejtë të paraqitet në prova deri në pesë here.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *