Dita e zgjedhjeve po afron, qindra emigrantë kanë hyrë në Shqipëri gjatë orëve të vona të natës për të qenë të pranishëm më 23 qershor. Emigrantët janë shprehur se biletat e udhëtimit janë mbuluar nga dy partitë e mëdha politike. “Jemi të lumtur që do të ushtrojmë të drejtën e votës. Na vjen mirë që
Dita e zgjedhjeve po afron, qindra emigrantë kanë hyrë në Shqipëri gjatë orëve të vona të natës për të qenë të pranishëm më 23 qershor.
Emigrantët janë shprehur se biletat e udhëtimit janë mbuluar nga dy partitë e mëdha politike.
“Jemi të lumtur që do të ushtrojmë të drejtën e votës. Na vjen mirë që partitë politike kanë menduar për shpenzimet e udhëtimit. Unë kam marrë një biletë falas nga një prej subjekteve politike, është biletë vajtje-ardhje, ndaj po vij në vendlindje të votoj. Ndryshe nuk do i kisha mundësitë edhe pse do doja vërtet të jepja votën time”, tha njëri nga emigrantët.
Ndërkohë, fluksi i emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës pritet të rritet ndjeshëm orët në vijim.
/Muzafere Dema/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *