Panikë bankare në Kazakstan

Tri bankat kryesore në Kazakstan, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët ditën e sotme duke i bërë thirrje klientëve të tyre që të mos bëjnë panikë. Banka Kaspiy, banka Alyans dhe banka TsentrKredit bënë këtë njoftim pasi qindra klientë të tyre ia kishin komunikuar të martën degëve të këtyre bankave për të tërhequr kursimet. Paniku

Tri bankat kryesore në Kazakstan, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët ditën e sotme duke i bërë thirrje klientëve të tyre që të mos bëjnë panikë.

Banka Kaspiy, banka Alyans dhe banka TsentrKredit bënë këtë njoftim pasi qindra klientë të tyre ia kishin komunikuar të martën degëve të këtyre bankave për të tërhequr kursimet.

Paniku besohet se u shkaktua nga disa porosi SMS dhe paralajmërimeve të postuara në rrjetet sociale, të cilat thonin se të tri bankat janë para kolapsit.

Banka Kaspiy ka vënë një shpërblim prej 500 mijë dollarë për çdo informatë që do të çonte tek personi/at që nxitën thashethemet.

Këto zhvillimet vijnë një javë pasi Banka Kombëtare Kazake lajmëroi se monedha e tyre ‘tenge’ është zhvlerësuar për 19%, gjë e cila shkaktoi protesta të mëdha në Almaty.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar