“Oskari dhe tezja Rozë” sjell në teatër Anagnostin

Një pjesë psikologjike e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt risjell në skenë aktoren e njohur Roza Anagnosti. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka zgjedhur si premierë për datat 13 dhe 14 tetor pjesën “Oskari dhe tezja Rozë”. Oskar është një djal i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leucemia. As mjekët,

43419302_2202804456651517_6971468031557894144_n

Një pjesë psikologjike e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt risjell në skenë aktoren e njohur Roza Anagnosti. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka zgjedhur si premierë për datat 13 dhe 14 tetor pjesën “Oskari dhe tezja Rozë”. Oskar është një djal i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leucemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejt. Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë: të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet. Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës.

Tezja Rozë e këshillon, gjithashtu, t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar. Në letrat për Zotin, Oskari flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon…

Me dramatizim të Chris Simion-Mercurian, me përkthimin e Kopi Kyçykut, regji të Kiço Londos, skenografi të Najson Topit, kostume të Klaudia Ndreshaj, shfaqja vjen me aktorët Roza Anagnosti, Franz Franc Bregu, Françeska Hysi, Juxhin Plovishti.

/GSH/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar